Rinia Islame Lushnje

E drejta e gruas

Shpërndaje me Postë Elektronike Printoje PDF

Tregohet se një grua shkoi te prijësi i besimtarëve, Umer bin El Hatabi, e në shoqërinë e tij ndodhej Aliu, ndërsa në një tjetër transmetim thuhet Ubeji dhe gruaja tha: "O prijësi i besimtarëve, bashkëshorti im ditën agjëron ndërsa natën e kalon duke u falur." Umeri tha: “Sa burrë i mirë e i devotshëm qenka bashkëshorti yt!" Gruaja përsëri tha: "O prijësi i besimtarëve, bashkëshorti im ditën agjëron ndërsa natën e kalon duke u falur." Umeri përsëri tha: “Sa burrë i mirë e i devotshëm qenka bashkëshorti yt!"

argaiv1186

Aliu, apo Ubeji e kuptoi se çfarë kishte gruaja për qëllim dhe tha: "O prijësi i besimtarëve, kjo grua po të ankohet për bashkëshortin e saj, se ai e kalon gjithë kohën në adhurim e nuk i plotëson detyrimet bashkëshortore." Umeri tha: "Derisa arrite të kuptosh këtë, atëherë ti do të gjykosh mes tyre!" Tha: "Thirreni bashkëshortin e saj!" E kur ai erdhi, gruaja tha:

I shtrenjti im për shtrat ka marrë xhaminë

Natën s'fle gjumë, por në namaz e gdhinë

E gruas i ka lënë për shoqëri vetminë


Bashkëshorti i saj tha:


Më largoi nga shtrati i saj ajo që ka zbritur
Surja En Nahël dhe shtatëshja e ndritur
Unë jam një njeri të cilin e ka tmerruar
Frika nga dënimi i Zotit të Madhëruar


Aliu, apo Ubeji, tha:



Ndaj saj ti ke detyrime, o rob i mirë
Një ditë në katër asaj përkushtoja
E lëri justifikimet e mos harro
Do të japim llogari edhe për to



Le të kenë frikë Zotin të gjithë ata të cilët shkojnë si emigrantë në vende të largëta dhe i lënë bashkëshortet e tyre të vetmuara për muaj, madje edhe për vite me radhë. S'ka dyshim se në këtë mënyrë ata tregohen të padrejtë me gratë e tyre, pasi maksimumi i kohës së lejuar është jo më tepër se katër muaj. Është më mirë që njeriu të mjaftohet me të ardhura të pakta, por të jetojë pranë familjes, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, se të kërkojë pasurinë duke braktisur gruan dhe fëmijët në mëshirë të fatit. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të gjitha ligësitë!

Shkeputur nga libri Ez Zina

Përktheu: Edmond Ajdini

Rinia Islame Lushnje

Islami-autentik


Hosting & Design: Albwebs.net Të gjitha te drejtat e rezervuara Ril-al.com 2010-2011.